15:26 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prizrenit tenton të politizoj KF Lirinë, reagon FFK

Komuna e Prizrenit ka bërë kërkesë që të formojë një komision për të menaxhuar financat dhe organizimin e KF Liria.

Skuadra që ra nga Superliga sezonin e kaluar ka reaguar ndaj këtij vendimi derisa nuk ka qenë i vonë edhe reagimi i FFK-së.

Përmes një letre dërguar Komunës së Prizrenit, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka kërkuar nga Komuna që të mos përzihet në punët organizative të klubit.

Sipas kësaj letre kjo tendencë cilësohet si ndërhyrje e dhunshme në klub dhe puna do të shkonte deri në FIFA dhe UEFA.

Kjo është letra e plotë e FFK-së drejtuar kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka: