10:57 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vushtrria, subvencionon transportin për nxënësit me nevoja të veçanta

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, ka ndarë subvencione për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta për qëllim të heqjes së shpenzimeve të transportit për shkollim e aftësim.

Me këtë rast, varësisht nga vendi i kryerjes së shkollës, prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta i janë alokuar mjete në shumën prej 500€ dhe 400€.

Drejtoria e Arsimit e Vushtrrisë është e përkushtuar që të ofrojë mundësi e qasje të barabartë secilit fëmijë për shkollim e aftësim.

Ky është viti i dytë që Komuna e Vushtrrisë ofron subvencione për këtë kategori e që më herët nuk kishte një program të tillë mbështetës nga komuna.