19:36 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Komuna ku u votua më së shumti dhe më së paku!

Tashmë janë mbyllur qendrat e votimeve në 19 komunat e Kosovës.

Ndërkohë Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe shifrat e daljes në votime.

Sipas këtyre rezultateve, komuna e Kllokotit është komuna në të cilën ka pasur dalje më të madhe në votime me 54.94 përqind, kurse komuna me më së paku dalje në votime është ajo e Prizrenit me 30 përqind, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që përqindja e daljes në votime deri në ora 19:00, është 38.20 përqind./Indeksonline/