17:53 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komuna merr vendim për futjen e automjeteve në Prishtinë!

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët  se masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër të kryeqytetit është ndërpritur.

Sipas komunikatës, bëhet e ditur, se në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61.

“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër. Falënderojmë qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve!”, thuhet në njoftim të komunës./ Indeksonline/