08:30 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nis sot pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit, sa do paguani për çdo automjet

Nga sot, nisin pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks. Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar qe me heret një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë

Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguiajne 1490 lekë.

Kamionë të mesëm dhe autobuzë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje. Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.