14:00 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Komunat me transparencë më të lartë buxhetore, Gjakova prin e para!

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.

Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Sipas këtij raporti, transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në vitet e kaluara, ku mesatarja e pikëve për komunë ishte mbi 52 dhe 71% e komunave kanë mbledhur të paktën gjysmën e pikëve në indeks.

 Komuna me transparencën më të lartë buxhetore më 2018 është Gjakova, e cila ka mbledhur 97 nga 100 pikë dhe ka publikuar të gjitha dokumentet buxhetore si dhe ka mbajtur të paktën katër dëgjime buxhetore me qytetarë.

Pastaj saj janë Kamenica, Gjilani, Shtimja, Lipjani, Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Suhareka, Drenasit e kështu me radhë.

 Ndërsa komuna e Zubin- Potokut, Parteshit, Leposaviqit dhe Zveçanit janë vlerësuar me zero pikë në indeks ngase nuk kanë publikuar asnjë dokument dhe nuk janë përgjigjur në kërkesën e Institutit GAP për qasje në dokumentet buxhetore./Indeksonline/