09:50 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuniteti boshnjak në Kosovë i pakënaqur që s’do ketë ministër në Qeverinë e re

Komuniteti Boshnjak në Kosovë ka shprehur pakënaqësi që nuk do të ketë asnjë ministër në Qeverinë e re.

Komuniteti boshnjak është i treti më i gjeri në vend dhe për këtë arsye kërkojnë që të kenë një ministri në Qeverinë Hoti.

Përfaqësuesit e partive boshnjake thonë se tri votat në parlament të partive boshnjake duhet të kontestohen ngase është injoruar në tërësi kyçja e boshnjakëve në institucionet e larta.

Në Qeverinë në largim Kurti, komuniteti boshnjak është përfaqësuar nga Emilia Redzepi si ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në të kaluarën, ministër në dy Qeveri ka qenë edhe Rasim Demiri.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i tri votave të komunitetit boshnjak në Qeverinë Hoti./Indeksonline/