23:23 / E Enjte, 23 Janar 2020

Komuniteti egjiptian kërkon që sa më shpejtë të bëhet koalicioni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha shpreson që sa më shpejtë të ketë marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së.  

Sipas tij, një ngërç i tillë është problem për komunitetin egjiptian. Berisha u shprehë se është nevojë emergjente dhe kërkesë e këtij komunitetit që të dalim nga kjo bllokadë politike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Fundjavat vijnë e shkojnë, nuk ka marrëveshje!

Shpresoj sa më parë në dy subjektet LVV-LDK që po tentojnë të formojnë qeverinë të arrijnë marrëveshje duke u dakorduar për më të mirën për vendin.

Në një rast të tillë, më brengos edhe çështja e komunitetit tim egjiptian, pasi që çdo ditë ka kërkesa për probleme të rendësishme dhe jetike të tyre!
Domosdoshmëria për dalje nga ky ngërç politik tani e më shumë së 3 muaj është nevojë urgjente dhe kërkesë e votuesve tanë.

Andaj, shpresojmë në një marrëveshje të tillë e cila është e mirë për vendin dhe popullin e Republikës sonë e në veqanti për komunitetin tim Egjiptian të cilët presin shumë nga ne.