10:12 / E Martë, 24 Maj 2022 / LB

Koncepti i Luftës në kohën Post-Moderne – Sfidat e reja për Dominimin Global

Shkruan: Fetah Zejnullahu

Duke pasur parasysh historinë e konceptit të zhvillimit të një lufte na tregon që, përmes përdorimit të fuqisë ushtarake apo zhvillimit të luftës, arrihet qëllimi i interesave të ndryshme.
Zhvillimi i luftërave daton shumë herët që nga koha e primitivizmit (egërsisë) vazhduar ne kohën e barbarizmit por edhe në kohën e qytetërimit të sotëm (themeformen, 2022). Pra, që nga koha e
primitivizmit, zanafilla e realizimit të luftës ishte lufta e mbijetesës të njeriut nga njeriu, mbijetesa e njeriut nga shtazët apo anasjelltas. Më vonë luftërat janë zhvilluar në grupe, klane apo edhe fise e deri të zhvillimi i luftërave shtet me shtet, apo lufta mes aleancave të ndryshme.

Metodat e zhvillimit të luftës përpos që ka ndryshuar nga aspekti i qëllimit të zhvillimit të saj, ashtu dhe në aspektin operacional apo ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Nëse analizohet qëllimi i nxitjes së një lufte, shumë autor dhe ekspert e kësaj fushe, e cilësojnë se nxitja e një lufte vjen
nga ambiciet e realizimit të qëllimeve religjioze (Naser, 2015). Disa autorë të tjerë e shprehin mendimet e tyre, se gjeneza e zhvillimit të një lufte vjen për realizimin e interesave ekonomike, ekzistojnë edhe teori të tjera që nxitja e luftës vjen nga interesat politike, territoriale etj.

Të gjitha këto teori kanë argumentimin e vetë, por nëse analizohet nga praktika kemi raste kur bien poshtë këto teori. P.sh, nëse flasim për luftën më të re ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës (2022) apo konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë (2008), popullata shumicë në këto tri shtete i takojnë
religjionit ortodoks (World Religions , n.d.) Kjo na lë të kuptojmë se këtu nuk kemi të bëjë me mosmarrëveshje nga aspekti religjioz. E kundërta e kësaj është etapa e luftës së perandorisë osmane, ku dëshmitë tregojnë se ambiciet kryesore të kësaj perandorie ishin me karakter
religjioz.

Nëse analizojmë Luftën e I-rë dhe të II-të Botërore, del që luftërat janë zhvilluar për
interesa territoriale.

Të njëjta interesa ishin edhe zhvillimet e Luftës së I-rë dhe të II-të
Ballkanike, pra okupimi dhe përvetësimi i territoreve të huaja. Për të krijuar kapacitetet mbrojtëse apo sulmuese, shoqëritë/shtetet kanë investuar në krijimin e kapaciteteve dominuese
ushtarake, investimet në teknologjinë ushtarake gjatë viteve të fundit është bërë trend botëror (Reiff, 2022). Lockheed Martin (aviation, space and missiles), Northrop Grumman (nuclear
efforts, bombers, space) dhe Raytheon Technologies (electronics and missiles) janë disa nga korporatat më të fuqishme që kanë bërë investimet e tyre në sistemet e fushës së mbrojtjes
(Whiteman, 2022).

Gjithashtu, mundësia e operimit ushtarak me dronë të ndryshëm ka krijuar
mundësi reale të kapaciteteve avancuese në terren.
Sipas teorisë gjeopolitike, gjeografi britanik Halford Mackinder në vitin 1904, pjesën e Evropës lindore e quan “Zemra e Tokës” (Heartland) dhe e potencon se kush e kontrollon “Zemrën e Tokës”, njëherë kontrollon Ishujt e Botës. Kushdo që kontrollon Ishujt e Botës, së
shpejti do ta sundoj botën (Rosenberg, 2018). Nga aspekti gjeopolitik, kjo na lë të kuptojmë se fokusimi i strategjive për zhvillimit të luftërave, është e përqendruar pikërisht në këto hapësira.


Zhvillimi i luftës për Gadishullin e Krimes 1853-1856, influenca e strategjisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillimi i Luftës së Ftohtë, situata e tensionuar në Oqeanin Paqësor (kërcënimet e Kinës ndaj Taiwan-it apo raportet e ftohta të Kinës me Japoninë, ndikimi i politikës kërcënuese të Koresë së Veriut) apo edhe lufta e ditëve të sotme jep mesazhin më të
mirë për fokusimin e ndikimit të superfuqive se kush do ta kontrolloj “Zemrën e Tokës”.

Nga kjo mund të kuptojmë se të gjitha teoritë e lartë përmendura, dërgojnë tek synimet strategjike të interesave nacionale të shteteve që kanë ndikim të madh botëror. Nga konteksti tjetër, del që dinamika e strategjisë së zhvillimit të luftës për të dominuar në aspektin global nga superfuqitë
ka ndryshuar rrënjësisht.

Ballafaqimi me krizat të ndryshme globale, si mos përmbushja e kërkesave të ndryshme jetësore për njerëzimin dhe ndryshimet klimatike, kanë bërë që ambiciet e superfuqive të fokusohen në; a) dominimin përmes rritjes së kapaciteteve në sistemin e energjisë me gazin natyror, b) kapacitetet në drithëra (gruri, misri), dhe
c) interesimi në resurset e burimeve të ujit.
Mungesa e Energjisë Elektrike dhe Investimi në Energjinë nga Gazi Natyral (LNG)

  • Shekulli i XXI-të, është shekulli i dinamikës së sfidave energjetike, nëse lufta e ftohtë ishte një shenjë e përplasjeve ideologjike, periudha e shekullit XXI shënon një përplasje civilizuese nga
    aspekti i sfidave energjetike (Reka, 2010, p. 67). Kërkesat e mëdha dhe mungesa e kapaciteteve të energjisë elektrike, ndikon që vendet e pasura me resurse të naftës dhe gazit natyrorë, të kanë rol kyç në rendin botëror. Kjo situatë ka krijuar ndryshim të madh gjeopolitik, autorët Lopez dhe Colin theksojnë se është krijuar një “gjeopolitikë e petroliumit”. Zhvillimi i Rusisë dhe Iranit nuk është si pasojë e ndonjë zhvillimi ekonomik, apo ndryshimit të politikës qeverisëse së tyre, por si
    pasojë e posedimit të këtyre resurseve natyrore.
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcjellë nga Rusia, Irani dhe Kina janë prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyrorë. Ndërsa, kapacitetin më të
    madh të resurseve natyrore të gazit e posedon Rusia, e ndjekur nga Irani dhe Katari (worldpopulationreview, 2022). Ndikimi i Rusisë në Evropë dhe më gjerë, vjen si pasojë e kapaciteteve të saj në eksporti i gazit natyrorë në këto vende. Rusia rreth 1.1 miliard dollar të
    ardhura ditore i gjeneron nga gazi dhe vaji (Takeuchi, 2022). Pa dyshim që ky kapacitet ka ndikimin e vetë jo vetëm në Evropë por edhe në nivel global. Me marrjen e vendimit për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga Blloku Perëndimor, si pasojë e invazionit të Rusisë në Ukrainë,
    shumë shtete të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë hezituan të marrin një vendim të tillë.
    Hezitimi për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, ishte pikërisht arsyeja e varshmërisë së tyre nga gazi i saj. Nga ana tjetër ndikimi i Iranit në Azi është jashtëzakonisht i madh, si rezultat i zhvillimit të kapaciteteve ushtarake, falë përfitimeve të mëdha nga burimet e naftës.
    Zhvillimi i Luftës për Dominimin e Kapaciteteve të Grurit dhe Misirit -Synimi strategjikë i politikës së Rusisë për ti ngritur kapacitetet e veta shtetërore me resurset të grurit dhe misrit, ndikoi në acarimin e marrëdhënieve Rusi- Ukrainë. Ky acarim rezultoi me marrjen e
    vendimit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Edhe pse deklarimet e Putinit dhe qeverisë së Rusisë ishin që në Ukrainë jemi duke zhvilluar “operacion ushtarak special”, demilitarizimin dhe de-nazifikimin e Ukrainës, realiteti po del se qëllimi i Rusisë është okupimi i Ukrainës
    (Kirby & Guyer, 2022). Ukraina me resurset e grurit radhitet e teta në nivel botëror, ndërsa e gjashta për nga kapacitetet e prodhimit të misrit. Shtetet me kapacitetet më të mëdha të prodhimit
    të grurit janë Kina, India, Rusia ndërsa SHBA-ja radhitet e katërta. Zhvillimi i hovshëm i Kinës,
    marrëdhëniet e ngushta Kinë-Rusinë , si dhe një raporti neutral i Indisë, ndikojnë direkt në realizimin e politikave strategjike properëndimore apo vetë SHBA-ve.
    Fokusimi i Posedimit të Burimeve të ujit- Një nga sfidat që do të ballafaqohet bota në të ardhmen është kapaciteti i burimeve të ujit të pijshëm. Kjo vjen si pasoj e ndryshimeve klimatike, shkrirjes së akullnajave dhe ndotjes së ujit. Momentalisht, vendet me të rrezikuara nga mungesa e burimeve të ujit të pijshëm janë kontinenti i Afrikës dhe Azisë. Somalia, Etiopia, Nigeria, Mozambiku, Madagaskari, Papa New Guinea janë vendet më të rrezikuara ku posedojnë
    nën 50% të kapaciteteve të burimeve të ujit të pijshëm. Kina, India, Pakistani Afganistani dhe disa shtete të Amerikës Latine janë nën kapacitetet e plota të posedimit të burimeve të ujit.
    Ndërsa Evropa, Kanada, SHBA, Australia dhe pjesa e madhe e Amerikës Latine për momentin qëndrojnë me kapacitete të plota të posedimit të burimeve të ujit (Fost, 2013).
  • Ndryshimi i kushteve klimatike dhe ngritja e temperaturave të larta janë duke krijuar thatësira të mëdha, dhe po reflektojnë në tharjen e burimeve të ujit. Pasoja e mungese së ujit ka ndikimin e vetë në
    shumë sektorë ekonomike. Pa dyshim që shtetet me ndikim të madh global, tashmë kanë krijuar strategjitë e veta për sigurimin e burimeve të ujit, dhe kanë krijuar strategjinë e dominimit të tyre përmes përdorimit të këtyre resurseve. Duke u bazuar në zhvillimet e dhe ndryshimet e kohëve të fundit si nga aspekti ekonomik ashtu edhe të fushës së sigurisë, konstatojmë se zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare është i
    ndarë në bllokun e sistemit demokratik perëndimor dhe bllokun lindor. Është më se e qartë se aleancat e lidhura mes këtyre dy blloqeve. Organizatë e bllokut perëndimor NATO-ja për ruajtjen e stabilitetit të sigurisë është duke u ballafaquar me kërcënime serioze nga kundërshtarët e sajë si Rusia, Kina etj. Lufta e Rusisë në Ukrainë dërgon një mesazh të qartë kërcënimi të sigurisë për vendet me status neutral, kështu që është më se e nevojshme të vendosin përcaktimin
    e vetë. Ky mesazh kërcënimi është më se i qartë edhe për disa shtete Evropiane të cilat janë vetë anëtare të NATO-së, ku nganjëherë në aspektin politik apo ekonomik kanë qëndrime neutrale
    ndaj ku është në pyetje marrja e ndonjë vendimi kundër politikës së Rusisë apo Kinës.
  • Përqendrimi i strategjisë politike të Kinës kohëve të fundit është që përmes ofrimit të kredive për
    shtetet tjera, të përfitoj në çështjen e ndikimit të saj në aspektin global. Rasti më i mirë është ofrimi e kredive të ndryshme nga Kina për shtetet e Afrikës. Situata me probleme ekonomike, varfëria e skajshme dhe ballafaqimi me sëmundje të ndryshme në shtetet e kontinentit të Afrikës,
    krijon mundësi optimale për Kinën që ta ka ndikimin e vetë në këtë kontinent, duke obliguar shtetet afrikane ti nënshtrohen si pasoj e mos mundësive për kthimin e këtyre kredive. Kina këtë
    strategji është duke e përdorur edhe në Evropë, pikërisht në Ballkan përmes Serbisë. Serbia një nga shtete e Ballkanit perëndimor, politikat e bashkëpunimit strategjik po dëshmohen që i ka me
    Rusinë dhe Kinën. Mundësia e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit perëndimor në BE e posaçërisht në
    NATO, do të krijonte një stabilitet të sigurisë në rajon e më gjerë. Mos uniteti i politikës së jashtme të shteteve anëtare të BE-së, po krijon një pasiguri në fushën e bashkëpunimit me aleatët
    perëndimorë, si dhe ballafaqimit me kërcënimet e Rusisë. Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe krijimi i Aleancës së Inteligjencës Anglosferës “Five Eyes” (Tossini, 2020) krijojnë
    përshtypjen e zbehjes së raporteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve ndaj BE-së. Aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO është shembulli më i mirë i kundërshtimit të agresionit dhe synimeve gjeopolitike të Rusisë, edhe pse kjo e fundit ka
    kërcënuar këto dy shtete përmes deklarimeve zyrtare (TopChanel, 2022). Krijimi i një strategjie
    afatgjate për ballafaqimin e krizës së energjisë elektrike, furnizimit me grurë dhe misër dhe sigurimit të burimeve të ujit, për Republikën e Kosovës dhe shtetet e vogla është më se e
    nevojshme.
  • Refuzimi i shfrytëzimit të sistemit “Gazprom” të Rusisë dhe gjetjen e alternativave tjera të furnizimit nga partnerët strategjik, do të ishte një garanci për stabilitet të energjisë elektrike por edhe në aspektin e stabilitetit të sigurisë. Prezenca e kampit ushtarak amerikanë
    “Bondsteel” në Kosovë është garanci e sigurisë për Kosovën dhe rajonin.
    Pra, në kohën post-moderne, superfuqitë pretendojnë që përmes zhvillimit të kapacitetit në energji elektrike, posedimit të grurit dhe misrit si dhe kapaciteteve të burimeve të ujit të
    dominojnë në nivel global.
  • Ndërsa, shtetet tjera me kapacitete më të vogla kanë mundësin që
    përmes pëlqimit të politikave me partnerët perëndimor, të kanë ndikimin e vetë në sferën kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Vërejtje: Ky opinion është i bazuar në mendimin e autorit, kërkimeve dhe hulumtimeve të tij. Kjo nënkupton, që ky opinion nuk përfaqëson qëndrimet e institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës.
  • Bibliography
    Fost, T. (2013, June 26). Safe drinking water map + slideshow of 13 maps from the biggest ever study in
    global child well-being [Link in the comments] [1011×540]. Retrieved from reddit:
    https://www.reddit.com/r/MapPorn/comments/1h44ss/safe_drinking_water_map_slideshow_
    of_13_maps_from/
    Kirby, J., & Guyer, J. (2022). Russia’s war in Ukraine, explained. Retrieved from Vox.
    Naser, S. (2015). Religion, Reason and War: A Study in the Ideological Sources of Political. Birmingham.
    Retrieved from https://etheses.bham.ac.uk/id/eprint/6153/1/Naser15PhD.pdf
    Reiff, N. (2022, Feb 25). Top Defense Stocks for Q1 2022. Retrieved from Vertiv:
    https://www.fool.com/investing/stock-market/market-sectors/industrials/defense-stocks/
    Reka, B. (2010). Gjeopolitika dhe Teknika e Zgjerimit të UE-së. Bruksel: ASPECT.
    Rosenberg, M. (2018, Sep 10). What Is Mackinder’s Heartland Theory? Retrieved from Thoughtco:
    https://www.thoughtco.com/what-is-mackinders-heartland-theory-4068393
    Takeuchi, Y. (2022, Apr 08). G-7 resists going after $1bn-a-day Russian energy revenue. Retrieved from
    NIKKEIAsia: https://asia.nikkei.com/Politics/Ukraine-war/G-7-resists-going-after-1bn-a-dayRussian-energy-revenue
    themeformen. (2022). themeformen. Retrieved from https://themeformen.ru/sq/boils/periody-istoriipervobytnogo-obshchestva-i-ih-harakteristika/
    TopChanel. (2022, 02 25). Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën nëse ndjekin rrugën e Ukrainës.
    Retrieved from TopChanel: https://top-channel.tv/2022/02/25/rusia-kercenon-suedine-dhefinlanden-nese-ndjekin-rrugen-e-ukraines/
    Tossini, V. J. (2020, Apr 14). The Five Eyes – The Intelligence Alliance of the Anglosphere. Retrieved from
    ukdj impartial current: https://ukdefencejournal.org.uk/the-five-eyes-the-intelligence-allianceof-the-anglosphere/
    Whiteman, L. (2022, May 02). Investing in Defense Stocks. Retrieved from Vertiv:
    https://www.fool.com/investing/stock-market/market-sectors/industrials/defense-stocks/
    World Religions . (n.d.). Retrieved from Infoplease: https://www.infoplease.com/world/socialstatistics/world-religions
    worldpopulationreview. (2022). Retrieved from https://worldpopulationreview.com/countryrankings/natural-gas-by-country