75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koncert festiv sot në sheshin e Prishtinës, për nder të pavarësisë

Për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot do mbahet një koncert festiv.

Ky koncert do mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 20:00, të organizuara nga presidenca e Kosovës.

Gjatë kësaj mbrëmje pritet të ketë këngëtarë të shumtë, të cilët do përformojnë në ditën e parë të programit festiv, shkruan Indeksonline.

Për nder të festës së 10 vjetorit do të ketë edhe shumë manifestime të tjera, ku më 17 shkurt pritet të vije edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për të mbajtur koncert./Indeksonline/