22:46 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Koncerte rivale në dy anët e kufirit Venezuelë-Kolumbi

Dy koncerte janë mbajtur gjatë ditës së sotme në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë.

Në anën e Kolumbisë, miliarderi britanik, Richard Branson organizoi një koncert për përkrahur qytetarët e Venezuelës që janë prekur nga kriza, transmeton Indeksonline.

Ky koncert nuk i kishte pëlqyer aspak presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili i ishte përgjigjur kësaj duke organizuar një koncert tre ditor në kufi.

“Artistët që këndojnë në Kolumbi duhet ta dinë se po e ndihmojnë krimin. Ata po miratojnë një ndërhyrje ushtarake” u shprehë Maduro./Indeksonline/