17:05 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

Koncerti i fundvitit bashkon Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max

Tri këngëtare shqiptare me famë botërore do të jenë përformuese në një prej koncerteve më të mëdha të fundvitit.

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max do të përformojnë në koncertin e iHeart Radio, me rastin e festave të fundvitit.

Karshi tyre, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe Jack Harlow, Pitbull, Khalid e Lewis Capaldi.

Koncerti “Jingle Ball” do të mbahet më 2 dhjetor, në Los Angeles./Indeksonline/