09:15 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Koncerti virtual-Dua Lipa flet e emocionuar pas natës së mbrëmshme

Dua Lipa ka mbajtur koncertin e shumëpritur “Studio 2054”, në të cilin interpretoi hitet saj, ndërsa dukej madhështore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjatë koncertit virtual bëri disa paraqitje të ndryshme dhe kostume gjatë gjithë performancës, ndërsa u shoqërua edhe nga balerinët në skenë kur po interpretonte.

Ndërsa menjëherë pas përfundimit të koncertit, në një postim në Instagram ndau fotografit nga mbrëmja teksa falënderoi të gjithë për interesimin që shprehën për këtë koncert, për të cilin ka punuar shumë.

“Faleminderit të gjithëve që panë paraqitjen e parë!!! Shpresoj që ju të gjithë ta doni këtë aq shumë sa e kemi dashur ne ta bëjmë këtë për ju. Gjak, djersë, nxirje, por më e rëndësishmja, e gjithë dashuria e botës është vendosur në këtë performancë! Ju dua#STUDIO2054, biletat akoma të disponueshme për 3 paraqitjet e ardhshme!!!”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që pjesë e koncertit të Duas ishin emra të famshëm si Elton John, J Balvin, Miley Cyrus, Kylie Minogue, Bad Bunny.

Ndryshe, së fundi Dua ka publikuar bashkëpunimin me Miley Cyrus “Prisioner”./Indeksonline/