21:13 / E Enjte, 17 Tetor 2019

Konçidencë e bukur, foshnjet binjake në duart e infermiereve binjake

Lindja e dy vajzave binjake identike në Gjeorgji ishte shumë e veçantë. Ato u pritën në dhomën ku vendosen menjëherë pas lindjes nga dy infermiere binjake Tara dhe Tori.

Brannan Williams, babait i të porsalindurave, u gëzua shumë pasi mori vesh se mjeket që po përkujdeseshin për to ishin binjake.

Të dy infermieret kishin vite që punonin në të njëjtin spital, por në sektorë të ndryshëm të saj, njëra në pavionin e emergjencave për fëmijë ndërsa tjetra në dhomën ku vendosen të sapolindurit.

Në raste lindjesh të binjakëve, sipas rregullit kërkohet që të jenë të pranishëm në dhomën e pritjes 2 infermierë, një nga secili pavion.

Ndërkohë për Taran dhe Torin ishte hera e parë në shumë vite që të punonin sëbashku veçanërisht të përkujdeseshin për binjakë.

Brannan dhe Rebecca tashmë janë miqësuar shumë me infermieret binjake madje ato pohojnë që herë pas here i kërkojnë këshilla se si të rrisin fëmijët e tyre.

Ato shpresojnë që ti tregojnë fëmijëve ditën e veçantë të lindjes së tyre dhe pse jo të takohen me Taran dhe Torin. Familja pritet të dalë nga materniteti brenda disa ditëve.