75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / L A

Kone pritet si “hero” nga lojtarët e Kanadasë, pasi u lirua nga spitali

Ismael Kone ka pësuar një lëndim tejet të rëndë në Kampionatin Botëror.

Një ndërhyrje nga Assim Madibo, i theu këmbën atij i cili u detyrua të lë fushën me barrelë në minutën e 57-të.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e njërit prej nikoqirëve të Botërorit, publikoi një video ku Kone u prit si “hero” nga stafi dhe bashkëlojtarët e tij pasi u lirua nga spitali i Vancouverit.

Kanadaja, ndeshjen e fundit të grupit B do ta zhvillojë ndaj Zvicrës, ku do të luftojnë për vendin e parë./IndeksOnline/