Konferenca e investitorëve amerikanë, Prattipati: SHBA-ja e angazhuar për forcimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, hapi Konferencën e investitorëve amerikanë në Prishtinë.
Me këtë rast, Prattipati nënvizoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e lidhjeve ekonomike me Kosovën dhe mbështetjen e një mjedisi miqësor për investitorët, transmeton IndeksOnline.
“E organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës amerikane, konferenca mblodhi së bashku investitorë amerikanë dhe udhëheqës vendorë për të eksploruar mundësitë në qendrën ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

