12:32 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / L K

Konfiksohen në Pejë rreth 2.5 kilogram stoli ari

Njësit e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumentacioni.

Një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare, njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë  vazhduar me kontrollimin në argjendarinë  në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore . Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti  janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës

Prokuroria ka bëre sekuestrimin e përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1  kg ari i përpunuar.