11:34 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Konfirmohen edhe dy stadiume pritëse për Kampionatin Europian ‘EURO 2020’

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillim të Kampionatit Europian ‘EURO 2020’.

Sot shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka mbajtur takim dhe ka vendosur për dy stadiume të reja mikpritëse për ndeshjet e EURO 2020, shkruan IndeksOnline

Stadiumi i Sevillas ‘Ramon Sanchez Pizuan’ dhe San Petersburg do të jenë dy vende pritëse për ndeshjet e EURO 2020.

Ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin rus, në San Petersburg do të jetë ajo mes Kombëtares së Polonisë dhe Sllovakisë më 14 qershor./IndeksOnline/