09:34 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Konfirmohet: Igli Tare tregon të ardhmen e Simone Inzaghit

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare mbrëmë e konfirmoi se do të ketë një kontratë të re për trajnerin, Simone Inzaghi.

Skuadra e Lazios u befasua mbrëmë duke humbur 5 me 2 nga Napoli, një ndeshje që pati rëndësi të një lufte për një vend në garat europiane, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, Tare foli për të ardhmen e trajnerit, Inzaghi, i cili është i infektuar me Covid-19 dhe mbrëmë mungoi në stolin e ‘shqiponjave’.

“Pasi të kthehet nga izolimi do të nënshkruajmë kontratën e re. Ai po bën një punë të shkëlqyer edhe nga shtëpia”, tha Tare.

Drejtori Sportiv më i suksesshëm në Itali, foli edhe për ‘European Super League’.

“Ishte një javë tronditëse dhe kaotike. Futbolli është i njerëzve, është pasion. E gjithë kjo nuk do të humb kurrë. Për fat të mirë gjërat u rikthyen në formën e vet shumë shpejtë.”, vazhdoi tutje shqiptari./IndeksOnline/