11:14 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / C E

Konfirmohet: Belotti do të largohet nga Torino

Sulmuesi italian Andrea Belotti nuk do të vazhdoj kontratën me skuadrën e Torinos.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës italiane, Ivan Juric.

“Belotti nuk do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës. Andrea nuk do të largohet në janar, ai do të vendos të ardhmen e tij në qershor”, ka thënë trajneri i Torinos.

Interesim për 27 vjeçarin ka shprehur Milani që ka nevojë të madhe për sulmin.

Sulmuesi italian ka zhvilluar mbi 250 ndeshje në Serie A dhe ka realizuar 119 gola. /IndeksOnline/