18:31 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet e ardhmja e Goretzkas

Leon Goretzka është një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë

Mesfushori gjerman, Leon Goretzka ka kontratë me Schalken vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të largohet si lojtarë i lirë.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të tentojë transferimin e tij gjatë janarit, ku do të paguanin një shumë të vogël.

Por, Bild shkruan se Shalke nuk dëshiron ta shes, ku në vend të pak miliona eurove, preferon që ta mbaj lojtarin deri në fund.

Për Goretzkan janë duke u interesuar Arsenal, Bayern Munich, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid. /Express/