13:13 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet: Kololli do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Benjamin Kololli do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme me klubin e Zurichit.

Mesfushori ynë do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, që Kosova e zhvillon në Shkup me 8 tetor, takimi ky i vlefshëm për fazën e play-offit në Ligën e Kombeve, shkruan IndeksOnline


Lajmin për rikthimin e Kolollit në stërvitje dhe mundësin që të luajë me Kosovën në tetor ndaj Maqedonisë e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku.