19:43 / E Martë, 17 Maj 2022 / k.v

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, alarmi për bombë në Rektorat del të jetë i rremë

policia rektorat njesia me qen

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për kërcënimin me bombë në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke publikuar edhe e-mailin kërcënues.

Më herët IndeksOnline ka raportuar se pas kontrolles të detajuar nga njësitet e specializuara për identifikimin dhe çmontimin e bombave, rezulton që alarmi të jetë i rremë.

Ndërsa tani ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës:

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.