75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 26 Mars 2026 / Gj Sh

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Arsim Thaqi zyrtarizohet te Dukagjini

Arsim Thaqi është emëruar si trajner i ri i Dukaghjinit.

Pas një pushimi disa mujor, ku u largua nga Prishtina, Thaqi ka marr drejtimin e skuadrës nga Klina, shkruan IndeksOnline.

”Trajneri Thaqi do të udhëheqë ekipin e parë, me qëllim të realizimit të objektivave të përcaktuara të klubit, duke sjellë përvojën dhe qasjen e tij profesionale në organizimin dhe drejtimin e skuadrës.

Klubi i uron mirëseardhje trajnerit, Arsim Thaqi, dhe i dëshiron shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit./IndeksOnline/