17:22 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Konfirmohet lëndimi i Mirlind Dakut, ja sa do të mungojë

Mirlind Daku mbrëm ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Çekisë, ku Shqipëria fitoi me rezultat 3-0.

Sulmuesi kuqezi ka pasur tërheqje muskulore dhe do të mungojë së paku për dy javë, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçari pati një paraqitje të mirë ndaj Çekisë, ku asistoi për Taulant Seferin te goli i tretë.

Daku ditën e sotme është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë duke humbur miqësoren me Bullgarinë./IndeksOnline/