15:12 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Konfirmohet nga Policia, aksidenti me fatalitet në Ibrahim Rugova

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet në autostradën Ibrahim Rugova.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /Indeksonline/