21:33 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet: Një polic humb jetën, dy të tjerë lëndohen dhe një qytetar, nga një shpërthim

Policia në Prizren kanë konfirmuar se gjatë një aksioni të policisë ka ndodhur një shpërthim ku dyshohet se një zyrtar policor ka humbur jetën, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe dy zyrtarë të tjerë dhe një qytetar.

 “Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do t’ju njoftojmë në vijim”, ka thënë Shaban Osmanollaj.