23:12 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Përforcim i bujshëm nga Ferizaj

Ferizaj ka nisur të mendojë kohë më parë për stinorin pranveror. Ndërkohë, së fundmi ka arritur marrëveshje edhe me një futbollist.

Në fakt ai u paraqit në ndeshjen e fundit të vjeshtës për Ferizajn që ishte në kuadër të DigitAlb Kupës ndaj Fushë Kosovës, pasi u kyç me vonesë në klub.

Fjala është për mbrojtësin me përvojë, Mirsad Idrizi, i cili ka bërë karrierë edhe te Prishtina.

Image result for mirsad idrizi ferizaj

Madje, ishte pikërisht Idrizi që realizoi në fitoren 2:1 të ekipit që drejtohet nga trajneri, Afrim Tovërlani.

Ndryshe, Ferizaj gjatë afatit kalimtar të janarit ka paralajmëruar së pak pesë përforcime.