18:19 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet raportimi i Indeksonline. Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë po zhvillojnë një aksion

Indeksonline ka raportuar për një aksion të gjerë të policisë i cili po zhvillohet në disa pjesë të Kosovës.

Aksioni ka të bëjë me pastrim parash dhe ka filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Operacioni në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Kelani ka deklaruar se aksioni ka filluar që nga ora 11:00 nga Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomik dhe korrupsionin, në bashkëpunim me policinë gjermane.

“Kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikëqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman, i cili operacion ka për qëllim gjetjen e dëshmive me qëllim të ndërtimit të veprës penale që ndërlidhet me ‘Pastrim të parave’”, ka thënë Kelani.

Tutje i njëjti ka theksuar se operacioni i referohet urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente për kontroll/basistje në gjashtë lokacione, saktësisht në dy qytete në Prishtinë dhe Ferizaj./Indeksonline/