75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / mp

Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në Landovicë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit. Menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare. Të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar. Nga e cila janë marrë mostrat për testim. Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ.

Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV-ja ka shpallur fshatin Landovicë  vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur  në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si edhe  dezinfektimi i fermave dhe zonave pëërreth sipas protokolleve veterinare.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 03.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/537/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël). Bazuar në Ligjit  nr. 2004/21 për veterinarinë.

Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës

I.                   Masat e përgjithshme:

a)      Ndalimi i lëvizjes së deleve e dhive nga fermat,  tregtimin në tregje dhe  shitblerjen;

b)     Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin  rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,

c)      Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,

d)     Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;

e)      Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;

f)      Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar

g)     Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth   rasteve të shpërthimit të sëmundjes;

II.                Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III.             Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.

IV.             Obligohen të gjitha komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe         bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V.                Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025

Çfarë është sëmundja PPR?

Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet e dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.

PPR-ja shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha te njeriu.