13:28 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Real Madridi pranë transferimit të sulmuesit të njohur

Real Madridi pritet ta rikthejë Mariano Diazin nga Lyoni, gjithnjë sipas MARCA-s, AS dhe El Chiringuitos.

”Los Blancos” do ta sfidojë Sevillan në këtë garë për Diaz, kartoni i të cilit kushton 40 milionë euro.

Megjithatë, Real Madridi do të duhej të paguante 25 milionë euro pasi zotëron 35% të vlerës së lojtarit, transmeton Indeksonline.

Mariano ka qenë i lidhur me një rikthim në Madrid që prej se iu bashkua Lyonit.

Ai ka pasur një sezon solid debutues me klubin francez dhe konsiderohet i dobishëm në aspektin ofanziv.

”Ju nuk mund t’i thoni ‘JO’ Real Madridit”, shkroi Mariano në Twitter derisa është i lidhur me Real Madridin.

Në rast të ardhjes së tij, ai pritet të jetë rezervistë pasi Benzema e ka filluar mjaft mirë sezonin e ri./IndeksOnline/