21:51 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mesazhi emocional i Hegerberg pasi e fitoi ”Topin e Artë”

Ada Hegerberg është shpallur futbollistja më e mirë e vitit 2018 nga France Football.

Në ceremoninë e sotme në ”Grand Palais”, Hegerberg është shpallur fituesja e ”Topit të Artë” për femra.

Është hera e parë në karrierën e saj që e fiton një çmim të tillë, transmeton IndeksOnline.

Ky vit ishte impresiv për të pasi e fitoi Champions Leaguen me Lyonin.

”Ju lutem, besoni në veten tuaj”, tha Hegerberg pasi iu kumtua lajmi.

Në këtë ceremoni, ajo është e pranishme me motrën e saj, Adrine./IndeksOnline/