15:22 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet takimi Arifi-Gjuriq, këto pritet të jenë pikat e rendit të ditës

Zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq, ka folur rreth vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për Novostin,  Kocijanciq ka konfirmuar se krerët e ekipeve teknike negociatore, Avni Arifi dhe Marko Gjuriq do të jenë pjesëmarrës në diskutimet që do të mbahen  nga 16 deri më 18 janar në Bruksel.

Gjithashtu është paraparë që  brenda tri ditëve në rend të ditës të jenë; zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si dhe liria e lëvizjes dhe drejtësia.

“Bashkimi Evropian pret që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime.Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog është një detyrim që të dyja palët kanë marrë në raport me BE dhe përcaktojnë shpejtësinë e përparimit në rrugën evropiane”, ka thënë Kocijançiq./Indeksonline/