75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ylli i Bayern Munich arrinë marrëveshje me Paris Saint-Germain

Pas dështimit për ta transferuar Filipe Luis nga Atletico Madrid, Paris Saint-Germain ka gjetur zgjidhjen e këtij problemi.

Klubi parisien ka qenë mjaft i interesuar që këtë verë ta transferojë një mbrojtës të krahut të majtë.

Dhe tani kampioni i Francës e ka gjetur njeriun ideal – është fjala për atë të Bayern Munich, Juan Bernat, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac për faqen zyrtare të klubit bavarez në Twitter.

”Juan Bernat është në Paris dhe ai pritet që të nënshkruajë kontratë atje”, tha Kovac.

Pasi erdhi te Bayerni, Kovac i tregoi Bernantit se nuk bën pjesë në planet e tij për këtë sezon./IndeksOnline/