20:59 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmon Shpend Ahmeti: Ende jam në Kryesinë e Vetëvendosjes

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka demantuar lajmin që u publikua në disa media, se ai ka ofruar dorëheqje nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai për “Indeksonline” ka konfirmuar se vazhdon të jetë në Kryesi të Vetëvendosjes.

“Ende jam në Kryesi”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, ai këtë e ka bërë të ditur edhe përmes një në llogarinë e tij në Facebook, ku nuk ka komentuar gjatë por një fjalë ka lënë të kuptohet se ai është në Vetëvendosje “kokë e këmbë”, shkruan Indeksonline.

“Vetëvendosje!”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/