10:32 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen 12 kilogramë marihuanë në Prizren

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Prizren ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të drogës së llojit marihuanë.

Atje, raportohet se njësitet policore gjatë realizimit të një plani operativ kanë gjetur dhe kanë konfiskuar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme mbi 12 kilogramë.

Ndërkaq, rasti po hetohet nga njësitet policore kompetente.