10:04 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Konfiskohen 1,200 litra “Coca Cola” të kontrabanduara në Mitrovicë

Sot janë konfiskuar 1,200 litra pije “Coca Cola” të kontrabanduara në Regjionin e Mitrovicës.

Kështu kanë konfirmuar nga Dogana e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse“, thuhet në njoftimin e tyre.