16:37 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen 13 vetura të dyshuara në shtëpinë e njërit prej plaçkitësve të arrestuar

Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’ rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për të cilët ekzistojnë baza të dyshimit që sugjerojnë se të njëjtit mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë.

Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: një revole dhe 13 vetura me targa të ndryshme, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë, raporton Indeksonline.

Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit./Indeksonline/