15:48 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konfiskohen 49 vetura për shmangie nga pagesa doganore në Pejë

Stacionet dhe Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti, gjatë kontrolleve rutinore dhe planeve të ndryshme kanë hasur në dyzet e nëntë (49) automjete pronarët e së cilave kanë kryer veprën ‘Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me
Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimi e këtyre automjeteve.


Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore.


Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete
motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerancë./Indeksonline/