11:47 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Konfiskohen gjësende të ndaluara në një veturë në Prizren

Njësia policore gjatë kontrollimit të veturës së një personi të dyshuar në Prizren, ka gjetur dhe ka konfiskuar një palë pranga të metalit, 10 palë pranga të plastikës, dy thika, një shufër të metalit, një bombolë gazi lotsjellës, 299 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pasaportë të R. Shqipërisë, një xhaketë ushtarake me emblemë të PK-së, gjashtë forma të PK-së procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy fletore me emblemë të PK-së, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/