12:34 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Konfiskohet një VW “Passat”, të cilit i ishte ndërruar numri i shasisë

Është konfiskuar një veturë e tipit “VW Pasat”, dje në rrugën “Marie Shllaku” në Mitrovicë pasi atij i është ndërruar numri i shasisë.

“Nga Njësiti i Auto Krimeve, është konfiskuar vetura VW “Pasat” me targa lokale pronë e të dyshuarit mashkull k-shqiptar pasi që ai ia kishte falsifikuar-ndërruar numrin e shasisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia shton, ndërkaq se nuk raportohet për të arrestuar.