75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Konfiskohet pistoletë e pushkë pa leje në shtëpinë e serbit

Në fshatin Vërbovc të Kllokotit është arrestuar një i dyshuar serb pasi kishte kërcënuar viktimën po ashtu serb.

Mirëpo, pas kontrollit të Policisë, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/