10:13 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

200 mijë euro, pistoletë e granatë dore, sekuestrohen nga policia e Prizrenit

Policia e rajonit të Prizreni ka sekuestruar 200 mijë euro të dyshuara, një pistoletë dhe një granatë dore.

Një koordinim i mirë në mes të njësiteve policore ka bërë të mundur arrestimin e një të dyshuari i cili po lëvizte me automjet në rrugën “Zahir Pajaziti” diku rreth  orës 20:00. Mbi bazën e informacioneve inteligjente vetura është ndaluar nga policët e antidrogës të cilët gjatë kontrollit të automjetit kanë  gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “GLOC”. Duke u mbështetur në informacionet paraprake është kërkuar bashkëpunimi i prokurorisë dhe gjykatës për bastisjen e banesës së pësonit të dyshuar me ç ‘rast është gjetur dhe sekuestruar një granatë dore, 154 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe  200 000 euro kesh të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, bëhet e ditur në një njoftim policor, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal të Prizrenit./Indeksonline/