10:02 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Konfiskohet sasi e madhe e barërave me afat të skaduar në Deçan

Në një barnatore në qytetin e Deçanit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave pa banderolë apo me afat të skaduar.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollës me inspektorë kanë kanë konfiskuar rreth 153 artikuj farmaceutik me sasi të ndryshme nga një pako e deri në shtatë pako për artikull.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar një mashkull dhe një femër që të dy shqiptarë janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./AktivPress