19:03 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

Kongresmenia në SHBA zotohet se do shkojë në punë me armë

Një kongresmene e sapo zgjedhur në SHBA është zotuar se do mbajë një pistoletë me vete gjatë mandatit të saj.

Në një video të publikuar nga vetë ajo, republikania Lauren Boebert shfaqet me armën e mbushur të cilën e fut në brez e më pas ecën në rrugët e Uashingtonit.

“Unë nuk shkoj të punoj në një makinë të blinduar, nuk kam shoqërues policie, unë jam siguria ime dhe e drejta ime më themelore është e drejta për tu mbrojtur”, shkruan kongresmenia në Twitter.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zyrtarëve të policisë, të cilët deklaruan se: “Ajo kongresmene do t’i nënshtrohet të njëjtave ndëshkime si kushdo tjetër që kapet në rrugët e DC duke mbajtur një armë zjarri“.

Kushtetuta amerikane parashikon që anëtarët e Kongresit lejohen të mbajnë armë zjarri në zyrat e tyre, për sa kohë që ato nuk janë të ngarkuara, por duhet të jenë të regjistruara.