11:14 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Konjufca: Ata që kundërshtonin Specialen nxirreshin jashtë Kuvendit

Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca, e ka quajtur të padrejtë vendimin e PDK-së për të lëshuar sallën për shkak të EULEX-it.

Konjufca, tha se kërkesa e PDK-së është absurde, pasi ata kundërshtonin Gjykatën Specialen nxirreshin jashtë Kuvendit.

“Folën kundër EULEX-it, çka i bie kjo, kjo i bie që po ofrohet Gjykata Speciale dhe kur VV në parim fliste kundër EULEX-it, edhe i ftonte PDK-në që ta kuptoj se kemi të bëjmë me një mision i cili ka kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe që nuk mund të jemi Republikë e plotë derisa e kemi EULEX-in këtu, ata urdhëronin policinë të na ngrehnin zhag dhe na qonin në burg. Tash po na ftojnë t’iu bashkohemi betejës së tyre kundër EULEX-it dhe kundër speciales. A është PDK a po me duket që në Kuvend ka qenë e gatshme me na nxjerr dhunshëm nga seancat kur ne tentonin ta bllokojmë Specialen kurse tash është ajo që po donë t’i prij valles për kundërshtimin e Speciales. Çka i bie kjo punë. Kjo punë i bie që ata nuk janë parimor, ata e kanë personale dhe individuale secili prej tyre dhe tash kur ka ardhur momenti po e shohin stuhinë e Speciales janë në gjendje ta kallin Kosovën edhe ta ç’rregullojnë jetën institucionale në Kosovë vetëm të ngadhënjej agjendën e tyre. Ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e kësaj”, tha Konjufca.