18:39 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Konjufca dhe Mefaili i VV-së inkurajojnë qytetarët të nënshkruajnë peticionin

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Galuk Konjufca dhe deputeti  i LVV-së, Mefail Bajçinovci janë duke inkurajuar qytetarët e “Kodrës së Trimave” në Prishtinë që të nënshkruajnë peticionin për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Bajçinovcit, banorët e kësaj lagjeje po i përgjigjen masivisht këtij peticioni.

“Qytetarët e “Kodrës së Trimave” kërkojnë zgjedhje.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” po i përgjigjen peticionit për zgjedhje masivisht”, ka shkruar ai./IndeksOnline/