Konjufca: Dikush po gënjen për deportimin e gulenistëve
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet për deportimin e shtetasve turq, Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, tha se dikush u bë shkaktar në Kosovë që vendi ynë të renditet në mesin e atyre pak vendeve që shkelin konventat ndërkombëtare.
“Javën e kaluar më së shumti jam gëzuar se kryeministri ka televizor në shtëpi, pasi mos ta kishte pasur TV nuk do ta kishte ditur se çfarë po ndodh në shtetin e vet. Por, ma mirë ishte sikurse të takonte Thaçin, pasi ai e di se çfarë ka ndodhur më së miri në Kosovë”, u shpreh Konjufca.
Ai tha se me deportimin e gjashtë shtetasve turq është shkelur Kushtetua e Kosovës dhe se lidhur me këtë dikush nga krerët shtetëror po gënjejnë.
“Ai që nuk po tregon të vërtetën është presidenti Thaçi. Ai dhe Erdogani kanë ndërtuar një raport joligjor me njëri tjetrin që mbështeten mbi konceptin e favorit ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Konjufca.