12:35 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / OSH

​Konjufca do të dërgojë në Komisionin e Venedikut projektligjin për Byronë Shtetërore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë do ta dërgojë në Komisionin e Venedikut projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Këtë, kryetari i Kuvendit ka thënë se do ta bëjë pas kërkesave të partive opozitare që ky projektligj të marrë komentet nga ky komision.

“Meqenëse po e shoh që është emëruesi i përbashkët i opozitës siç duket edhe kjo kërkesa për të ju drejtuar Komisionit të Venedikut, unë po bëhet garant i kësaj, si kryetar i Kuvendit e kam këtë kapacitet ligjor që ma ofron Kushtetuta dhe ligjet për të ju drejtuar Komisionit të Venedikut, kështu që këtë ligj do të ja drejtoj Komisionit të Venedikut”, ka thënë Konjufca.