10:59 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / L K

Konjufca e pret në takim Armando Duken

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur në takim presidentin e FSHF-së dhe zëvëndëspresidetin e UEFA-s, Armando Duken.

“Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca më bëri. I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave. Falënderoj z .Konjufca, jo vetëm për ftesën, por edhe për urimet me rastin e zgjedhjes sime si Zv.President i UEFA dhe vlerësimet për paraqitjen e kombëtares. Të mirëpres në Shqipëri mik” shkruan Duka në njoftim./Indeksonline/